Futbollistët e Manchester United stërviten në parkingun e hotelit

E gjithë bota e futbollit do t’i kthejë sytë kah përballja titanike e dy gjigantëve anglez, Manchester United ndaj Liverpool sot në mbrëmje.

Futbollistët e Manchester United stërviten në parkingun e hotelit

E para duelit të sotëm, futbollistët e Manchester United, të udhëhequr nga trajneri portugez Jose Mourinho kanë kryer një stërvitje të pazakontë në oborrin e hotelit ku po qëndrojnë në Liverpool, raporton Daily Mail.

Yjet e futbollit si Rooney, Pogba apo Ibrahimoviç kanë bërë nxehmje në parkingun e hotelit, e më pas kanë dalë për një shëtitje në qytetin e Liverpoolit.

Ndeshja ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Unitedit zhvillohet sot me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Anfield Road”. /Insajderi.com

runi