
Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Rafa Benitez dhe Anthony Martial janë yjet e fundit të futbollit të cilëve u janë zbuluar shifra financiare nga libri gjerman “Football Leaks: The Dirty Business of Football”. Zbulimet e reja erdhën përpara se FIFA të konfirmonte investigimin e transferimit të Paul Pogba nga Juventus te Manchester United.
Cristiano Ronaldo
Keni pyetur ndonjëherë veten se sa do të kushtonte të punësoje një yll futbolli për gjysmë dite punë? Përgjigja është 100,000 euro. Libri zbulon se firma e rrjetit të celularëve arabe ranë dakord për 100,00 euro për të drejtat e imazhit të tij në vitin 2013. Për aq para ti fiton 4 orë e gjysmë të yllit të Real Madrid, e cila përfshin një set fotosh, pesë fanella të nënshkruara dhe dy përmendje të garantuara në mediat sociale. Firma arabe licencoi të përdorte imazhin e tij, por vetëm në Arabinë Saudite dhe Afrikën Veriore.
Gjithsesi, shifra e majme ilustron se sa shumë fiton Ronaldo dhe si e ka akumuluar pasurinë e tij. në vitin 2015, Gestifute, firma në pronësi të agjentit të tij Jorge mendes, kalkuloi vlerën e Ronaldo-s të ishte rreth 200 milionë euro. Libri gjithashtu detajon rrjetin e kompanive në Panama, Zvicër, Bermuda dhe Hong Kong që ndihmojnë Ronaldo-n të minimizojë taksat vjetore të përfitimeve të tij jashtë shtetit nga të drejtat e imazhit në mënyrë legale.
Gareth Bale
Por e rëndësishme për një yll si Ronaldo është të mbrosh egon e tij. kështu që kur uellsiani Gareth Bale iu bashkua Real Madrid në 2013, zërat se shuma e paguar nga klubi ishte një shumë rekord u refuzua nga klubi spanjoll, duke parë që shuma e mëparshme rekord ishte ajo e Ronaldo-s në 2009. Gjithsesi, dokumentet zbulojnë se marrëveshja midis Real dhe Tottenham do të ishte rreth 7 milionë euro më pak se shifra e paguar për Ronaldo-n, por që me bonuset e mëtejshme do ta kalonte. Por mos i thoni gjë portugezit.
Rafa Benitez
Sezoni 2015.16 mbase përfundoi me zhgënjimin e rënies nga kategoria për trajnerin e Neëcastle Rafa Benitez – por ai me siguri që ishte trajneri më i paguar atë sezon. Pasi filloi sezonin me Real madrid, ai u shkarkua në 2016 pas gjashtë muajsh në krye. Dokumentet tregojnë se, kur Real e shkarkoi, paët ranë dakord për një dëmshpërblim 10 milionë euro. Por nuk përfundon me aq. Kur pasardhësi i tij fitoi Champions League ndaj Atletico Madrid në “San Siro” majin e kaluar, marrëveshja e dëmshpërblimit do të thoshte se atij i takonin edhe 600,000 euro të tjera megjithëse ishte shkarkuar.
Anthony Martial
Ka qenë një javë e bonuseve të pabesueshme për lojtarët e United si Pogba dhe Ibrahimovic. Por është edhe një i tretë. Anthony Martial ka vuajtur këtë sezon tek United. Por nëse ai vazhdon të qëndrojë dhe të luajë mirë do të jetë diçka e kushtueshme për United që i pagoi 50 milionë euro Monaco-s në 2015 duke përfshirë edhe tre klauzola në kontratë – njëra prej të cilave është aktivizuar – çka do të thotë se kosto e transferimit mund të shkojë deri në 80 milionë euro. Ka një klauzolë 10 milionë euro nëse shënon 25 gola në premier League – një total që Martial e arriti ndaj Watford në shkurt. 10 milionë të tjera do të paguhen kur ai të arrijë 25 paraqitje me Francën dhe i kanë mbetur edhe 10 dhe nëse dominohet si lojtari më i mirë i vitit atëherë United do të paguajë edhe 10 milionë të tjera.