Futbollisti drenicas i Barcelonës që do të luajë për Kosovën

Grumbullimi i një 16-vjeçari ka qenë befasia e listës së përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit "Rusi 2018" ndaj Kroacisë dhe Ukrainës.

Futbollisti drenicas i Barcelonës që do të luajë për Kosovën

Labinot Kabashi është futbollisti i skuadrës U-18 të Barcelonës, e njohur ndryshe si Barcelona Juvenil B, risia e fundit e trajnerit të përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki.

I lindur më 28 shkurt të vitit 2000 në Vantaa të Finlandës nga një familje me prejardhje nga Polaci i Skënderajt, Kabashi kishte emigruar në Spanjë në moshën 9 vjeçare, raporton Gazeta Online Insajderi.

Ai fillimisht filloi të luante futboll në akademinë e skuadrës Gimnastic Manresa, para se të transferohej në akademinë e njohur të Barcelonës, “La Masia”.

16-vjeçari luan si sulmues, por nuk pritet që të ketë minuta në dy ndeshjet e radhës të Kosovës, për shkak të moshës së re dhe mungesës së përvojës në futbollin profesionist.

Afrimi i futbollistit të ri në përfaqësuesen kosovare, ka habitur edhe mediet spanjolle. Gazeta katalanase, “Sport” shkruan se “Kabashi ishte befasia e listës së Kosovës”, duke iu referuar moshës së tij të re dhe të pazakontë për një skuadër kombëtare.

Lista e Kosovës për ndeshjet me Kroacinë dhe Ukrainën: Samir Ujkani (Pisa), Adis Nurkovic (Travnik), Bledar Hajdini (Trepca), Fanol Perdeaj (TSV 1869 Munich), Avni Pepa (IBV Vestmannaeyar), Alban Pnishi (Grasshpes), Amir Rrahmani (Lokomotiv), Leart Paçarada (Sandhausen), Ardian Ismjali (Hajduk Split), Hekuran Kryeziu (Lucerne), Eroll Zejnullahu (FC Union Berlin), Alban Meha (Konyaspor), Herolind Shala, Bersant Celina (FC Twente ), Milot Rashica (Vitese), Bernard Berisha (Anji Makhachkala), Arbër Zeneli (Hereenveen) Sinan Bytyqi (Go Ahead Eagels), Besar Halimi (Mainz 05), Valon Berisha (Salzburg), Albert Bunjaku (FC Sankt Gallen), Vedat Muqiri (Gençlerbirligi) dhe Labinot Kabashi (FC Barcelona).  /Insajderi.com