Futbollisti i Kosovës me ekip të ri, kjo është shuma e parave që përfiton klubi aktual

Futbollisti i Kosovës me ekip të ri, kjo është shuma e parave që përfiton klubi aktual

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti, nuk do të jetë më lojtar i Skënderbeut që nga janari, pasi klubi korçar e ka shitur mbrojtësin në Suedi. 500 mijë euro do të derdhen në arkat e klubit kampion të Shqipërisë, ndërsa karriera e mbrojtësit të Kosovës do të transferohet në kampionatin skandinav.

Pista dhe marrëveshja ishin të mbyllura, por ekipi nuk bëhej i ditur, me drejtorin sportiv, Haris Fakic që punoi direkt për këtë transferim.

Nuk ka vonuar shumë dhe situata është qartësuar. Ekipi që po negocion shqiptari është Hammarby. Skuadra suedeze do që ta afrojë Alitin në skuadër për sezonin e ri.

Lajmin e plotë mund ta lexoni në Insproti