Futbollisti i Kosovës me premtim publik për Genta Canën

Futbollisti i Kosovës me premtim publik për Genta Canën

Reprezentuesi kosovar, Lirim Kastrati, është duke shkëlqyer me skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci.

Me paraqitjet e tij të mira në kampionatin kroat, ka bërë që shumë skuadra evropiane të interesohen për të.

Ai ka realizuar së fundmi një intervistë për Klan Kosova.

Kastrati i ka bërë një premtim publik gazetares Genta Cana e cila e pyeti për interesimin e një klubi të Bundesligës. “Të premtoj publikisht se t’i do të jesh gazetarja e parë që do të mësosh lajmin”, i ka thënë Kastrati – Canës.

Lirimi në 24 ndeshje me Lokomotivën ka realizuar dhjetë gola. /Insporti.com