Futbollisti i Sunderlandit dënohet me 6 vjet burg

Futbollisti i Sunderlandit dënohet me 6 vjet burg

Futbollisti i Sunderlandit, Adam Johnson është dënuar me gjashtë vjet heqje lirie, pasi doli fajtor në akuzën për abuzim seksual me një fëmijë.

Ai u dënua për tri veprat seksuale me një të mitur, shkruan tabloidi anglez Daily Mirror.

28-vjeçari, kishte kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, gjë që e kishte pranuar edhe vetë në gjykatë.

Johnson ka luajtur 12 ndeshje me Anglisë, kurse ka veshur edhe fanellën e Manchester Cityt dhe Sunderlandit. /Insajderi.com