![Futbollisti kosovar takohet me Gjokoviçin [foto]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/01/novak-djokovic-700x440.jpg)
Mesfushori i Skënderbeut, Liridon Latifi ndodhet në Serbi tek fizioterapeutja serbe Marijana, për një kontroll mjekësor për shkak të një dëmtimi.
Latifi ka përfituar nga kjo vizitë në shtetin serb duke takuar tenistin Novak Gjokoviç me të cilin kosovari ka bërë dhe një foto.
Foton me Gjokoviçin mesfushori e ka ndarë me miqtë e tij në “InstaStory”.
Latifi luan me kombëtaren shqiptare të futbollit. Ai ka luajtur në ndeshjen e fundit të Shqipërisë ndaj Italisë në muajin mars.