Futbollistit të Juventus, hajdutët i vjedhin shtëpinë

Futbollistit të Juventus, hajdutët i vjedhin shtëpinë

Futbollisti i Juventusit, Weston McKennie në telashe. Mesfushori ‘bardhezi’ ka rënë pre e një grabitjeje në Itali. Sipas raportimeve të “Sky Sport”, teksa amerikani ishte duke luajtur në sfidën e ditës së mërkurë ndaj SPAL-it, hajdutët i janë futur në shtëpi, duke i grabitur sende dhe rroba me vlerë, njofton Insajderi.

Ata kanë arritur të depërtojnë përmes dritares së tualetit, duke mos rënë në sytë e fqinjave përreth. Ky nuk është rast i parë që banesat e futbollistëve në Itali, janë nën shënjestrën e grabitjeve, teksa kohët e fundit ky fenomen është kthyer në një çështje tepër shqetësuese. I fundit që e kishte pësuar ishte Franck Ribery. /Insajderi.com