“Future Nostalgia” vlerësohet si albumi më i mirë i vitit 2020 deri më tani

“Future Nostalgia” vlerësohet si albumi më i mirë i vitit 2020 deri më tani

“Future Nostalgia”, që përmban tekste të shkruara nga Tove Lo dhe producenti i Madonnas, Stuart Price, u soll përpara zbulimit të datës zyrtare.

Shqyrtimet e hershme kanë qenë mjaft pozitive, përfshirë këtu kritikët që e quajnë albumin tejet  ‘të shkëlqyeshëm’.

NME ka dhënë një rezultat të lartë, duke e cilësuar albumin ‘perfeksion i fuqishëm nga një yll që nuk ka frikë të flasë mendjen e saj’.

Revista Rolling Stone gjithashtu deklaroi se ‘këngët për të bërë parti gjatë këtij izolimi janë këtu’.

Pitchfork pëlqeu tingullin e tyre muzikor, gjersa e krahasoi atë me një nga emrat më të mëdhenj të pop-it.

Albumi i titulluar “Future Nostalgia” e që në shqip do të thotë “Nostalgjia e së ardhmes”, ka të përfshira 11 këngë.

Tre nga këngët e këtij albumi deri më tani janë realizuar edhe me klipe: “Don’t start now”, “Physical” dhe “Break my heart”.

 

Review sjell më shumë detaje rreth Eurovision 2020