Shërbimi Audiovisual i Komisionit Evropian ka publikuar pamje nga takimi mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Bashkimit Evropian të mbajtur sot në Bruksel.
Pamjet e shfaqura nga Komisioni Evropian tregojnë fytyrën e ngrysur të përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, para mbërritjes në sallën ku u mbajt takimi.
Ndërkaq, nga delegacioni kosovar i pari në mbledhje mbërriti zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, që u pasua nga kryeministri Ramush Haradinaj.