“Gabimet drejtshkrimore të deputetëve vënë në pah problemet e sistemit arsimor në Kosovë”

“Gabimet drejtshkrimore të deputetëve vënë në pah problemet e sistemit arsimor në Kosovë”

Profesori universitar në Fakultetin e Filologjisë, Bardh Rugova, fajëson sistemin arsimor në Kosovë për gabimet drejtshkrimore që disa nga deputetët e Kuvendit kanë bërë gjatë plotësimit të Formularit për Broshurën Parlamentare.

Gabimet kanë qenë të shumta, por gabimet në përshkrimin e kombësisë kanë qenë më të vërejtura. Ka nga deputetë që e kanë shkruar shqipëtar, shqipëtarë apo edhe shqiptarë, në vend se të shkruhej korrekt shqiptar apo shqiptare.

Rugova thotë se këta deputetë i përshkruan më së miri termi “iletrizëm”, që do të thotë një person di të shkruajë e të lexojë, por nuk di të kuptojë një komunikim gjuhësor në mënyrë të plotë.

“Tash analfabetë është pak e madhe, por është një term që tek ne e quajmë iletrizëm, i cili është një lloj analfabetizmi që po ndodh ditëve të sotme, di të shkruajë e të lexojë por nuk di të kuptoj një komunikim gjuhësor në mënyrë të plotë. Por në rastin e Kosovës ndoshta edhe për shkak të normës drejtshkrimore, ku nuk besoj që ka ndonjë vend që përdorimi i drejtshkrimit është në shpërputhje me normat”, thekson ai për EO.

Tutje, Rugova thotë se shkak tjetër i gabimeve drejtshkrimore është edhe shkollimi jashtë vendit, ku më pastaj shumë nuk i dhënë prioritet gjuhës amtare.

Ai përfundon duke thënë se nevojiten investime dhe reforma në arsim.

“Etiketuar si i tillë pra sistemi i arsimit që ka vështirësi e ka problem, por shumë i sigurt se a po dimë t’i gjejmë se cilat janë ato në të vërtetë por në thelb një prej elementeve kryesore që duhet t’i kemi parasysh  është se rezultatet ndërkombëtare të cilat po dalin të nxënësve po tregojnë zbrazëti dhe pastaj këto po manifestohen tutje, nuk e di a duhet në përgjithësi të testohen mësuesit, por kur flasim për reforma vazhdimisht po ndërrojmë kurrikula, dhe problemi i vetëm me të cilën mund të përmirësohet arsimi është mësimdhënia dhe investimi tek krejt ky proces”./Insajderi.com