Gabimet gjuhësore të drejtorit të shkollës

Gabimet gjuhësore të drejtorit të shkollës

Izet Hoti, drejtor i Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, ka bërë hiq më pak se tetë gabime gjuhësore në një status të shkurtër që ai ka publikuar në faqen e tij në facebook.

Hoti, ndonëse drejtor i gjimnazit, shpreh haptas simpatinë e tij për Nismën për Kosovën, dhe kryetarin e saj, Fatmir Limajn.

Hoti nuk di të shkruajë saktë fjalën “humbën”, pasi e shkruan dy herë “hubën”. Duke mos u ndalur tek shkronja “ë” e cila mungon pothuajse në çdo postim të Hotit, ai gabimisht e shkruan edhe fjalën “falënderojmë”, duke e shkruar “falemenderojm”.