Është bërë një gabim gjatë provave për efikasitetin e vaksinës anti-COVID

Është bërë një gabim gjatë provave për efikasitetin e vaksinës anti-COVID

Vaksina e Coronavirusit të AstraZeneca është nën vëzhgim të fortë pasi shkencëtarët e saj në Mbretërinë e Bashkuar bënë një “gabim” të madh gjatë provave – një që madje mund ta ndalojë atë të aprovohet, sipas raporteve, shkruan New York Post, transmeton Insajderi.

Prodhuesi i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe partneri i tij, Universiteti Oxford, pranuan – pasi raportuan se vaksina e saj ishte testuar deri në 90 për qind efektive – se rezultatet premtuese erdhën pasi një grumbulli vullnetarësh iu dhanë aksidentalisht gjysmë doze.

Efikasiteti i vaksinës ishte dukshëm më i ulët në 62 për qind për ata që morën dy doza të plota të administruara në mënyrë korrekte.

Studiuesi kryesor Mene Pangalos këmbënguli se ishte “mendjelehtësi”, por gabimi, i cili nuk u raportua në gjetjet fillestare, e ka sjellë vaksinën nën vëzhgimin intensiv nga shkencëtarët dhe ekspertët e industrisë.

“Më dhemb të them këtë, por … Unë mendoj se pretendimet e bëra për vaksinën Oxford / AstraZeneca Covid-19 janë në terren shumë të lëkundur. Ne duhet të presim për një ritestim të madh”, shkroi shkencëtarja Hilda Bastian pas rrëfimeve të testuesve. /Insajderi.com