Gaboi Zvicra – Shaqiri nuk është i infektuar me Covid 19

Gaboi Zvicra – Shaqiri nuk është i infektuar me Covid 19

Mesfushori i Zvicrës dhe Liverpool-it, Xherdan Shaqiri, është testuar negativ për Covid 19, vetëm dy ditë pasi ai ishte konfirmuar pozitiv nga Federata e Futbollit e Zvicrës.

Federata e Futbollit e Zvicrës, njoftoi se kjo ka ndodhur shkaku që Shaqiri, ka qenë i prekur me një infeksion dhe antitrupat e tij ishin në gjendje aktive, në kohën e testimit, njofton Insajderi.

Xherdani do të udhëtoj me përfaqësuesen e Zvicrës në Spanjë, teksa është përfshirë në listën e Jurgen Klopp për kampanjën e sivjetshme të Ligës së Kampionëve./Insajderi.com.