Gafa e Pacollit: Ministrave në Bratisllavë u flet për një aksion të madh policor në Veri

Gafa e Pacollit: Ministrave në Bratisllavë u flet për një aksion të madh policor në Veri

Përderisa nga të gjitha insitucionet e sigurisë, e edhe vetë presidenti i Kosovës, kanë potencuar para mediave se aksioni që ka filluar mbrëmë e ka vazhduar edhe sot nuk është bërë vetëm në veri të Kosovës, para ministrave të Ballkanit dhe përfaqësuesve të BE-së, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se i ka informuar ata për aksionin e madh që është bërë kundër krimit të organizuar në veri.

Këto deklarata Pacolli i ka bërë para ministrave të Ballkanit e përfaqësuesve të BE-së, derisa po qëndon për vizitë zyrtare në Sllovaki.

“Në fjalën e tij, Ministri Pacolli informoi ministrat e Ballkanit dhe përfaqësuesit e BE-së për aksionin kundër krimit të organizuar në veri të Mitrovicës, ku u arrestuan një numër i madh i të përfshirëve në krim të organizuar dhe kontrabandë ku vlerësohet të jetë një numër i madh i zyrtarëve Policor.

Ani pse ky operacion nuk ka pasur qëllim të sulmoj ndonjë komunitet specifik të qytetarëve të Kosovës, fqinjët tanë nga Serbia po vazhdojnë t’i japin karakter etnik duke i politizuar përpjekjet tona për fuqizimin e sundimit të ligjit. Në fjalën e tij ministri Pacolli ka dënuar veprimet shkatërruese të Serbisë që po ndërmerr kundër Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Sipas Pacollit, pjesëtarët e FSK-së që janë nën presion të largohen nga FSK-ja, pronat dhe familjet e pjesëtarëve të FSK-së po sulmohen, kërcënohen dhe për më tepër, pjesëtarët e FSK-së po arrestohen dhe lirohen nga policia serbe kur ata udhëtojnë në Serbi, vetëm për ta shtyr largimin e pjesëtarëve serbë të FSK-së.

“Rasti i fundit dy ditë më parë një kosovar u arrestua pa ndonjë arsye. Më shumë në lidhje me komunitetin serb që jeton në Kosovë është nën kërcënime të vazhdueshme dhe kërcënime nga institucionet serbe të sigurisë. Qytetarët serbë të Kosovës që punojnë për qeverinë e Kosovës konsiderohen tradhtarë nga Beogradi”, ka shkruar ai.

“Pacolli bërë të ditur se Serbia e pengoi bashkëpunimin rajonal duke orkestruar shfaqje të ndryshme që treguan fytyrën e vërtetë të Beogradit. Duke e vënë theksin te rëndësia e një bashkëveprimi të përforcuar mes të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së, Ministri evokoi rëndësinë e zhvillimeve të reja për fuqizimin e perspektivës evropiane të rajonit”, shkruhet në komunikatë/Express.