fbpx

Gafa e Zekës – kërkon 1 minutë heshtje për Ukshin Hotin, për të cilin nuk dihet nëse ka vdekur

Gafa e Zekës – kërkon 1 minutë heshtje për Ukshin Hotin, për të cilin nuk dihet nëse ka vdekur

Seanca e sotme Kuvendit për gjenocidin serb në Kosovë ka nisur me një propozim të deputetit Milaim Zeka që të mbahet një minutë heshtje për veprimtarin Ukshin Hoti, në përvjetorin e zhdukjes së tij.

Zeka, siç ndodh shpesh, bëri një gafën në fillim të fjalës së tij në seancë. Ai tha se nderimin më të madh Ukshin Hotit do ia bënin sikur të gjithë deputetët të mbanin një minutë heshtje.

“Unë mendoj që si parlament dhe deputetë, nderimin më të madh Ukshin Hotit ia bëjmë me një minutë heshtje. Unë, zoti kryetar propozoj..”, tha Zeka.

Atë e ndërpreu kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli për të sqaruar se nuk mund të mbahet 1 minutë heshtje për personat e zhdukur.

“Po të ndërhyj me mirëkuptim. Po e di se e ki qëllimin shumë të pastër dhe të sinqertë, por nuk guxojmë të mbajmë një minutë heshtje për njerëzit që nuk dihet fati i tyre S’ka kuptim”, ka thënë Veseli.

“Në rregull”, replikoi Zeka pas kësaj.

Më 16 maj 1999, kur në Kosovë po zhvillohej lufta, Ukshin Hoti arrin te fundi i dënimit të tij politik në burgun e Dubravës, pasi u arrestua nga forcat serbe, por dhe pse doli nga burgu, ai asnjëherë nuk u kthye në shtëpi.

Hoti ishte veprimtar dhe intelektual i shquar politik në Kosovë. /Insajderi.com