fbpx

Galaxy Note 10 merr notën 3 nga 10 për riparimin

Galaxy Note 10 merr notën 3 nga 10 për riparimin

Një prej ndryshimeve më të mëdha është adoptimi i një elementi dizajni nga iPhone i cili nuk ka për të qenë i lehtë për tu riparuar.

Samsung Galaxy Note 10+ 5G është i disponueshëm nëpër dyqane në mbarë botën nga dita e sotme. Ekipi i iFixit nuk ka hezituar të hulumtojë sa më parë çfarë ndodhet në brendësi të telefonit.

Një prej ndryshimeve më të mëdha është adoptimi i një elementi dizajni nga iPhone i cili nuk ka për të qenë i lehtë për tu riparuar.

Ashtu si iPhone X, Note 10+ pozicionon motherboardin në gjysmën lart të telefonit. Ndërsa ky dizajn lejon vendosjen e një bateri më të gjerë, kërkon që implementimin e kabllove mes bordit kryesor dhe atyre dytësorë.

Këto blloqe dytësore aksesojnë baterinë. Ato mund të vendosën në anën e telefonit, por që shtojnë sfida riparimi.

Duke folur për riparimet, iFixit i jep Note 10+ një notë 3 nga 10 për riparueshmërinë. Telefonit ka një motor të ri dridhjesh i cili thyen trendin e Samsung me motorët në formë të rrumbullakët. Kjo do të thotë se Samsung po e merr më seriozisht feedbackun haptik. Dhe sigurisht nuk ka portë kufjesh 3.5mm e as buton Bixby.

Çmontimin e plotë telefonit mund ta shikoni në këtë lidhje.