Lajmi vjen nga LetsGoDigital, një sajt Holandez i teknologjisë, i cili posedonte një dokument të aplikuar nga Samsung në Nëntor të 2019-ës për një markë të re tregtare e " />

Galaxy S11 do të ketë një ekran me emër ri por a do të jetë teknologji e re

Galaxy S11 do të ketë një ekran me emër ri por a do të jetë teknologji e re

Lajmi vjen nga LetsGoDigital, një sajt Holandez i teknologjisë, i cili posedonte një dokument të aplikuar nga Samsung në Nëntor të 2019-ës për një markë të re tregtare e quajtur SAMOLED.

martfonët Samsung Galaxy S kur debutojë sjellin teknologjinë më të fundit të ekraneve që gjiganti Korean ka zhvilluar dhe me Galaxy S11 pritet të kemi një ekran akoma edhe më të mirë së bashku me një emër të ri.

Lajmi vjen nga LetsGoDigital, një sajt Holandez i teknologjisë, i cili posedonte një dokument të aplikuar nga Samsung në Nëntor të 2019-ës për një markë të re tregtare e quajtur SAMOLED.

Telefonët Samsung përdorin ekrane AMOLED ndërsa Galaxy S10 ka një ekran Dynamic AMOLED. Galaxy Note i cili debutoi vitin e kaluar kishte ekran WQHD Super AMOLED. Këto emërtime më shumë sesa diferenca janë teknike marketingu por në shumë raste ato përfaqësojnë edhe ekrane më të mira.

Ekziston mundësia që edhe SAMOLED të jetë thjeshtë një teknikë marketingu për Galaxy S11 ose një shkurtim i emërtimit Super AMOLED.

Aktualisht informacionet rreth rezolucionit dhe cilësisë së ekranit të Galaxy S11 mungojnë por duke qenë se Samsung nuk e quan më Dynamic AMOLED, disa ndryshime janë të pritshme.

Kujtojmë se divizioni i ekraneve të Samsung shet ekrane edhe për kompani të tjera si Huawei, Motorola, Google dhe OnePlus. Si rezultat ky ekran i ri SAMOLED mund të bëhet pjesë edhe e telefonëve të tjerë nga këto marka. Galaxy S11 do të mbërrij në Shkurt të 2020.