Gallup International: Afro 6 për qind e kosovarëve nuk besojnë në Zot

Gallup International: Afro 6 për qind e kosovarëve nuk besojnë në Zot

Një sondazh i ri i kryer nga Win Gallup International, që është kryer për herë të dytë brenda këtij viti, i kryer nga Instituti për Hulmtime Medial “Mediana” ka vënë në pah besimin në zot të njerëzve, duke intervistuar më shumë se 66 mijë njerëz në 68 vende të botës.

Sipas kësaj ankete, 62 për qind e njerëzve në botë besojnë në Zot.

E Kosova është në vendet me përqindjen më të madhe të njerëzve besimtar, raporton Insajderi.

Sipas rezultateve vendet më përqindjen më të lartë të besimtarëve janë Tailanda me 98 për qind dhe Nigeria me 97 për qind të njerëzve që besojnë në Zot.

Pas tyre vijnë Kosova, India dhe Bregu i Fildisht me 94 për qind të njerëzve besimtar. Anketa supozon se në Kosovë afërsisht 6 për qind e njerëzve janë atesitë.

Kina është vendi me më së paku besimtar në votë pasuar nga Suedia, Republika Çeke dhe Britania e Madhe.