Gani Geci: Astrit Haraqija e bëri Fatmir Sejdiun kryetar më 2006

Gani Geci: Astrit Haraqija e bëri Fatmir Sejdiun kryetar më 2006

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ka thënë sot se ish-anëtari i LDK-së dhe ish-ministri i dënuar për shpërdorim të detyrës zyrtare, Astrit Haraqija, e “ka bërë Fatmir Sejdiun kryetar” të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e partisë të mbajtur më 2006.

Në një intervistë në RTV Dukagjini, në emisionin Debat +, Geci ka insistuar se ishin votat e njerëzve të Astrit Haraqijës nga Gjakova që kishin ndikuar më së shumti në rezultat, çka sipas tij, e kishin bërë kryetar Fatmir Sejdiun.

“Sa t’dush mundemi me thanë, por Astrit Haraqija e ka bë kryetar Fatmir Sejdiun”, ka thënë Geci. “15 delegatë prej Gjakovës kanë votu plotësisht për zgjedhjen e Fatmir Sejdiut kryetar”.

Ai ka thënë se prej Kuvendit të LDK-së më 2006, të njohur si “kuvendi i karrigeve”, partia kishte pësuar humbje të mëdha në elektorat. /Insajderi.com