Gani Geci tregon çka i la amanet Ibrahim Rugova

Gani Geci tregon çka i la amanet Ibrahim Rugova

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka treguar një nga amanetet e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Geci ka deklaruar se Rugova e ka lënë amanet se aty ku duartrokasin Rexhep Qosja dhe Veton Surroi, nipat e nacionalistëve të mos duartrokasin.

Ai po ashtu i ka reaguar shumë ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në të cilat ky i fundit nuk e ka përjashtuar një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Ai tha se Vetëvendosje ka lindur nga PDK-ja.