Gani Koci arsyeton sulmin ndaj gazetarit

Gani Koci arsyeton sulmin ndaj gazetarit

 

Zyrtari i lartë në PDK e zëvendësministri, Gani Koci, pas sulmit të gazetarit të gazetarit të T7 përmes Facebook ka ofenduar këtë mediu duke e quajtur “miza të kalit”.

Koci duke publikuar lajmin e sulmit të gazetarit Mirlind Behluli ka thënë se krejt ky inskenim i incidenteve po bëhet për të prishur imazhin e PDK-së.

“Këto “mizat e kalit” të Gazetës Express e të Tv7-shit, nuk të lanë rehat as në kafene me pi kafe. Kujdes, këta tashmë kanë filluar inskenimin e incidenteve për të prishur imazhin e PDK-së dhe Kryetarit Veseli”, shkruan Koci në Faceook.