Zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci  ka kërkuar që Lëvizja Vetëvendosje të shpallet organizatë antikushtetuese.

Koci ka thënë se Par" />

Gani Koci kërkon që Vetëvendosje të shpallet organizatë antikushtetuese

Gani Koci kërkon që Vetëvendosje të shpallet organizatë antikushtetuese

Zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci  ka kërkuar që Lëvizja Vetëvendosje të shpallet organizatë antikushtetuese.

Koci ka thënë se Partia e Albin Kurtit po e sfidon Shtetin e Kosovës përmes verpimeve anarkiste e kriminale.

“Vetëvendosje sfidon shtetin! Shteti duhet të reagojë edhe në forma tjera për të ndaluar veprimet anarkiste e kriminale të kësaj lëvizjeje”, ka shkruar Koci në Facebook.

Reagimi i Kocit ka ardhur pas arrestimit të tre deputetëve të Vetëvendosjes.

“Duhet te shpallet organizatë antikushtetuese. Shteti i Kosovës po rrezikohet!”, ka shtuar ai.

Sipas këtij zyrtari të PDK’së që mban edhe pozitën e Zëvendësministrit në Qeverinë e re, ka kërkuar nga Shefi i Shtetit të thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të ruajtur shtetin.

“Presidenti duhet të thërras Këshillin kombëtar të sigurisë urgjentisht për të ndërmarrë veprime në mbrojtje të institucioneve të shtetit, rendin kushtetues dhe demokracinë!”, shkruan Koci.