Ganimete Musliu i quan “Marre dhe Skandal”, deklaratat e Osmanit për BBC

Ganimete Musliu i quan “Marre dhe Skandal”, deklaratat e Osmanit për BBC

Ganimete Musliu e Partisë Demokratike të Kosovës i ka reaguar ashpër Vjosa Osmanit për deklaratat e kësaj të fundit në BBC ku Kosovën e paraqiste si vend të zhytur në krim e korrupsion, njofton Insajderi.

Musliu me anë të një postimi në Facebook nuk ka hezituar që këto deklarata të Osmanit t’i krahasojë me ato të kryeministres serbe, Ana Brnabiq.

Më pas Musliu ka thënë se deklarata të tilla përbëjnë “marre dhe skandal”.

“’Kosova është vend i korruptuar dhe zhytur në krim’ është e pritshme dhe e kuptueshme të dëgjohej nga Ana Brnabic, por të thuhet në BBC nga pretendentja për presidente të Kosovës, përveç që është marre përbën edhe skandal”, ka shkruar Musliu./Insajderi.com