GAP: Rritja e pagave po bëhet për shkak të zgjedhjeve

Instituti GAP ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të rritur pagat në gjysmën e dytë të këtij viti për sektorin publik është i ndikuar nga presioni i sindikatave dhe fakti se 2017 është vit zgjedhor.

Përmes një komunikate për media, GAP ka thënë se ky vendim është i gabuar.

“Pikërisht për të evituar rritjen uniforme të pagave, ashtu siç ka ndodhur më 2011 dhe më 2014, në vitin 2015, Qeveria e Kosovës ka ndryshuar dhe plotësuar Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, në të cilin parashihet se që nga viti 2018, rritja e pagave në sektorin publik duhet të reflektojë rritjen e gjithëmbarshme ekonomike”, thuhet në komunikatë.

“Andaj, paralajmërimi i qeverisë për rritjen e pagave që nga pjesa e dytë e 2017 është hap i gabuar dhe i shtyer nga presioni i sindikatave në sektorin publik dhe për faktin se 2017 është vit zgjedhor”./Insajderi.com