Gara e parë ndërkombëtare e vrapimit malor në Kosovë “Gërmia Ultra Trail”

Regjistrimet janë hapur për garën e parë ndërkombëtare të vrapimit malor në Kosovë!

Gara e parë ndërkombëtare e vrapimit malor në Kosovë “Gërmia Ultra Trail”

Gërmia Ultra Trail organizohet nga KTRA (Asociacioni Kosovës për Vrapim  Malor – Kosova Trail Running Association) dhe është i pari i këtij niveli në Kosovë.

Gërmia Ultra Trail do të mbahet në dy distanca, 51km dhe 27km.

Ky aktivitetet një ditor është i mbështetur nga Komuna e Prishtinës dhe njëherit është i përfshirë në agjendën e ngjarjeve të Komunës së Prishtinës 20|20 me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

Ky aktivitet do t’iu mundësojë të kalohet nëpër malet e bukura të Parkut të Gërmisë, Parkun e Arinjve dhe Liqenin e Badofcit duke parë kështu fshehtësitë e mahnitshme të cilat kjo zone i ofron.

You won’t believe the views that @germiaultratrail has to offer

You won’t believe the views that @germiaultratrail has to offer.See Gërmia as we experience it every day, and come and join us on 9 June 2019 in Prishtina, Kosovo for an unforgettable trail experience.

Gepostet von Germia Ultra Trail am Dienstag, 14. Mai 2019

Aktiviteti synon të promovojë vrapimin malor dhe të ndikojë në rritjen e turizmit në Kosovë duke shtuar edhe një arsye turistike për të vizituar Kosovën si dhe të inkjurajojë pjesëmarrjen në gara të ngjashme ndërkombëtare. Për këtë arsye, KTRA ka punuar që kjo garë të jetë e pranuar ndërkombëtarisht.  Për përfundimin e sukseshëm të garës, pjesëmarrësit do të marrin pikë të pranuara ndërkombëtarisht të cilat sigurojnë parakushte për të marrë pjesë në garën e famshme të Ultra Trail du Mont Blanc.

Për më shumë informata, ju ftojmë të ndiqni në germiaultratrail.com ku edhe mund të regjistroheni apo facebook.com/germiaultratrail

Regjistrohuni dhe bëhuni pjesë e këtij aktiviteti fantastik!