“Gara” në mes Grenellit dhe Lajçakut për kryesues të dialogut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kërkojnë rinisjen e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Gara” në mes Grenellit dhe Lajçakut për kryesues të dialogut

Prej se Donald Trump është president i SHBA-ve ka mospajtime të shumta në politikat e jashtme  ndërmjet mes Sheteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Çështja e Kosovës është njëra nga divergjencat në mes të SHBA-së dhe BE-së, për këtë eshtë një situatë aspak i qartë sa i përket udhëheqjes së dialogut.

I dërguari special amerikan për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka thirrur takim për përfaqësuesit e Kosovë dhe Serbise me 27 të ketij muaji. Ndërsa sot Miroslav Lajçak sot viziton Kosovën ku do të takohet me presidentin e vendit, Hashim ThaçIn, kryeministrin, Avdullah Hoti dhe kryeparlamentaren, Vjosa Osmani.

Lajçak pretendon se ka rol kryesor në dialog ndërsa fokusi i presidentit Thaçi dhe shumicës së spektrit politik mbetet tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nuk i dihet se kur do të përfudnojë kjo paqartësi e krijuar nga divergjenca të mëdha globale që kapin fatin e marrëveshjes Kosovë- Serbi. /Insajderi/