Donald Trumpit i nevojiten edhe 72 vota të bëhet president i SHBA-së

Donald Trump gati ka marrë 200 vota. I nevojiten edhe 72 vota që të zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Clinton në anën tjetër ka marrë 131 vota.

Donald Trumpit i nevojiten edhe 72 vota të bëhet president i SHBA-së

Donald Trump është duke u ngjitur me sukses drejt postit më të rëndësishëm për Amerikën dhe një pjesë të madhe të botës, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka fituar deri më tani beteja të rëndësishme duke përfshirë Floridan dhe North Caroline duke I dhënë kështu goditje të fortë Hillary Clinton e cila besonte se këto dy vende janë të vota të sigurta për të.

Megjithatë kufiri që ndanë Trump dhe Clinton mbetet i hollë dhe çdo votë mund ta ndryshoj rezultatin.

Deri më tani Trump ka 150 vota nga 270 sa i nevojiten për t’u zgjedhur president i Amerikës ndërsa Clinton vetëm 109.

Kampi i Clinton është duke u bërë nervoz me të dhënat që po vijnë nga terreni raportojnë mediat amerikane teksa kampi i Donald Trump po thonë se po përcjellin me kujdes cço votë të numëruar.