Gary Neville: Solskajer duhet të veprojë sikurse Ferguson

Gary Neville: Solskajer duhet të veprojë sikurse Ferguson

Ish lojtari i Manchester United, tani analist i futbollit, Gary Neville ka thënë se United është në rrugë të drejtë, por Solskjaer duhet të përcjellë traditën dhe hapat që sir Alex Ferguson i bënte.

“Solskjaer duhet të bëjë atë që bënte sir Alex Ferguson gjatë kohës së tij. Kur dikush i merrte titullin ai reagonte në merkato, në mënyrë që të fitonte me patjetër titullin në sezonin pasues. Të njëjtin standard e ka ndjekur edhe Mourinho kur ishte trajner i Chelsea në vitin 2005 dhe këtë duhet ta bëjë Solskjaer. Atij i duhen 3-4 blerje të kalibrit dhe kualitetit të lartë” tha Neville, transmeton Insajderi.

“Është e vërtet se të gjithë jemi të lumtur me ndërtimin dhe formën e skuadrës, por edhe duhet të jemi realistë dhe të kuptojmë faktin se për të qenë konkurrues të Manchester City e Liverpool, na nevojiten edhe 3-4 blerje, për të ngritur standardin. Mendoj se në sezonin tjetër do të jemi në top 4, ndërsa në atë pas tij, mund të jemi kampionë. Kjo është ajo se çfarë bëri Klopp apo jo? I duheshin 4 vite që të krijonte diçka për të sfiduar City’n për titull (sezoni i kaluar) dhe sivjet e fitoi atë” përfundoi legjenda e Manchester United, Gary Neville./Insajderi.com