Gashi: Asnjë propagandë e presion nuk e nënshtron LDK-në

Gashi: Asnjë propagandë e presion nuk e nënshtron LDK-në

Asnjë propagandë dhe asnjë presion nuk mund ta nënshtrojë Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi kjo e fundit po ngritet bashkë me popullin e Kosovës, njofton Insajderi.

Kështu ka deklaruar kandidati për deputet nga ky parti, Arben Gashi, përmes një postimi në Facebook.

“Asnjë propagandë dhe asnjë presion nuk na nënshtron. LDK po organizohet, po ngritet ne lartësitë e veta, se bashku me popullin e Kosovës. Për fitore!”, ka shkruar Gashi.

Se LDK-ja po rritet deklaroi të premten edhe sekretari i kësaj partie, Arban Abrashi.

Abrashi tha se të dhënat nga anketimi dhe terreni tregojnë për dy javë, kjo parti ka shënuar ngritje prej 2.9%./Insajderi.com