Gashi: Deputetët e LVV-së qëllimisht bënë zhurmë derisa fliste Behgjet Pacolli

Gashi: Deputetët e LVV-së qëllimisht bënë zhurmë derisa fliste Behgjet Pacolli

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë së kryeministri, Albin Kurti, po shkel gjithçka të cilën e kishte proklamuar vet sa ishte në opozitë, shkruan Insajderi.

Ai këto deklarata i bërë pas pas mbledhjes së kryesisë i pyetur për takimin e dytë të Kurtit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Ajo çka ka kërkuar dhe proklamuar vet sa ishte në opozitë sot po e shkel në mënyrën më të turpshme që nuk ka ndodhur asnjëherë që kryeministri për javë të tëra mos të jetë në Kosovë, që të ndodhin ngjarje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe të mos tregojë afërsinë dhe ndjeshmërinë e tij dhe mbi të gjitha të shkoj në bisedime Serbinë pa plotësuar kriteret të cilat vet i ka vendosur dhe pa i raportuar Kuvendit dhe njoftuar Kuvendin në formë zyrtare se çka është biseduar dhe cilat janë pozicionet politike të Kosovës. Ka një sjelle të papërgjegjshme ka një veprim të kryeministrit i cili e shkatërron mirëbesimin politik në Kosovë dhe kjo sjellje e tij do të marrë përgjigje nga qytetarët e Kosovës”, tha Gashi.

Ndërkohë që në seancën e sotme deputeti Behgjet Pacolli fliste në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetë të tjerë dëgjoheshin gjithashtu, çka edhe e pengoi kreun e AKR-së në fjalimin e tij. Kjo situatë nervozi Pacollin i cili u deklaruar më pas.

Pacolli ka thënë se reagim i tij ka ardhur pasi në seancën e së hënës kur mori fjalën për të folur rreth shkatërrimit të natyrës, i reaguan deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje. Këta të fundit, Pacolli i ka quajtur “deputetë të rinj me sjellje adoleshentësh”.

“Sot gjatë fjalës time në kuvend(isha duke folur për shkatërrimin e natyrës, prerjen e maleve, mbeturinat etj, si rezultat i të cilave shkaktohen dëmet nga vërshimet) disa deputetë të rinj me sjellje adoleshentësh ndërhynin duke bërë zhurmë sikur ata nxënësit e paedukuar në klasë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërsa, Gashi ka deklaruar se e gjithë zhurma ishte e qëllimshme dhe e bërë nga deputetët e Vetëvendosjes.

“Rasti i zoti Pacolli, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ishin të instruktuara që të bëjnë zhurmë nuk ishte replikë, nuk ishte kundërshtim i asaj që flitej në Kuvend por ishte zhurmë e qëllimshme, e orkestruar e paarsyeshme dhe e panevojshme”, tha ai./Insajderi.com