Gashi: I kam thënë Kurtit që të mos dalë kundër Gjykatës Speciale

Gashi: I kam thënë Kurtit që të mos dalë kundër Gjykatës Speciale

Këshilltari i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, Shkelzen Gashi ka deklaruar sot në emisionin Frontal në T7 se duhet të dënohen të gjithë ata që kanë kryer krime gjatë luftës. I njëjti thotë se gjatë fushatës në zgjedhjet e fundit, e ka këshilluar Kurtin që të mos del kundër Gjykatës Speciale.

I pyetur se a ka ndërruar qëndrim për Gjykatën Speciale, Gashi thotë se ka organizata ndërkombëtare që flasin për krime që janë kryer nga ish’ushtarë të UCK’së.

“Çka mendon ti pse është themeluar Gjykata Speciale, pse dy të tretat e deputetëve të Kuvendit e kanë votu themelimin, një nga mospajtimet e mia me LVV, unë mendoj që duhet me u themelu.

Unë mendoj që po janë faktet e organizatave ndërkombëtare që flasin për krime që individ nga radhët e UÇK ‘së i kanë bërë ndaj civilëve të pafajshëm dhe unë mendoj që duhet me u dënu”, ka deklaruar ai.

Gashi thotë se ata që kanë kryer krime duhet të dënohen në mënyrë që të pastrohet UCK’ja.

“Nuk ka pas asnjë prokuror ose gjyqtar, apo avokat, me sa e di Nazim Bllacën nuk ka pas asnjë avokat që e ka mbrojtë me sa e di unë. Nuk ka pas gardianë me i qu nëpër burgje me i qu pjesëtarët e UÇK ‘së, na për 20 vjet e kemi bindë bashkësinë ndërkombëtare që duhet me e themelu në Hagë një gjykatë për krime të luftës. Edhe mjekët kanë nënshkru raporte falso për gjendjen ndërkombëtare të tyre. Disa portale të afërta me regjimin e kalum kishin nxjerrë një intervistë timen për radio FM për Dick Martyn.

Është shumë më mirë sa më shpejtë ata që kanë kry krime të dënohen edhe të pastrohet UÇK’ ja”, derisa ka përmendur edhe një rast.

“Në rastin e Famtir Limaj e ki Hajredin Balaj të dënuar, aty është vërtetuar se ato krime janë kry, e ai është një nga përgjegjësit, gjykata thotë se nuk ka dëshmi të mjaftueshme që ai e ka dhënë urdhrin. Unë mendoj që duhet me u dënu të gjithë ata që kanë kry krime. Na e akuzojmë Serbinë kur Serbia i mbron kriminelët, ne duhet me u kanë kundër krejt krimeve”, shton ai.

Gashi thotë se në zgjedhjet e fundit e ka këshilluar tash kryeministrin në detyrë që të mos del kundër Gjykatës Speciale.

“Unë i kam propozuar edhe në fushatë, kryeministri Albin Kurtit që të mos del kundër Gjykatës”, ka shtuar ai.