Gashi ia dorëzon zyrtarisht Ekrem Mustafës detyrën e ministrit të MPB-së

Gashi ia dorëzon zyrtarisht Ekrem Mustafës detyrën e ministrit të MPB-së

Bejtush Gashi sot zyrtarisht i dorëzoi detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme, të emëruarit të ri në këtë detyrë, Ekrem Mustafa.

Sipas njoftimit nga MPB gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, të dy bashkëbiseduesit diskutuan për punën dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Me këtë rast, ish-ministri Bejtush Gashi i ka uruar z. Mustafa detyrën e re të ministrit të Punëve të Brendshme. Ndërsa ministri i ri i MPB-së, z. Ekrem Mustafa falënderoi ish-ministrin Gashi për punën që ka bërë në MPB gjatë mandatit të kaluar”, thuhet në njoftim.