Gashi: Ka informata se kryeministri Hoti ka ofruar dorëheqjen

Gashi: Ka informata se kryeministri Hoti ka ofruar dorëheqjen

Gazetari kosovar, Astrit Gashi, ka thënë se ka informacione se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ofruar dorëheqjen e tij, transmeton Insajderi.

Kështu u shpreh ai në debatin televiziv “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, derisa ishte duke folur për zhvillimet e fundit në vend.

“Ka informacione që kryeministri Hoti ka ofruar dorëheqjen. Është i gatshëm të jap dorëheqjen”, tha ai.

Gashi tutje është shprehur se në dy javët e ardhshme do të vendoset nëse vendi do të shkojë në zgjedhje.

“Jemi në një situatë, kur është dyjavëshi  final ku do të dihet nëse do të shkojmë në zgjedhje, apo kjo qeveri do të vazhdojë. Kupa është mbushur. Këto janë pika që po e mbushin kupën që do ta cojnë vendin drejt zgejdhjeve”, tha Gashi. /Insajderi.com