Gashi ‘lodhet’ nga fama, tregon anët negative të saj

Gashi ‘lodhet’ nga fama, tregon anët negative të saj

Gashi ka qenë fenomeni i këtij viti në muzikë, ai me këngën ‘My Year’ kishte paralajmëruar paraprakisht se ky me të vërtetë do jetë viti i tij i sukseseve.

Tani reperi është në pritje të lansimit të dy albumeve gjë që pritet të bëjë brenda disa javëve për të ‘vulosur’ arritjet e Gashit.

Por tani Labinoti ka publikuar një shkrim në Instastory ku flet se përkundër të mirave, fama që gëzon, ka edhe anët negative përveç netëve pa gjumë artisti nga Kosova ka javë që nuk ka parë prindërit e tij kjo për shkak angazhimeve të shumta.