Gashi publikon albumin e ri – Sting është pjesë e albumit

Gashi publikon albumin e ri – Sting është pjesë e albumit

Reperi me prejardhje shqiptare, që jeton në Amerikë – ka njoftuar se pa u bërë një javë – do të publikohet albumi i tij, që është i katërt me radhë. Ai ka njoftuar se këngëtari i njohur, Sting, do të jetë pjesë e këtij albumi.

“Albumi im publikohet brenda katër ditëve – ka një këngë brenda tij, që i kam kushtuar nënës time dhe e kam bërë me këngëtarin e saj të preferuar, legjendën Sting. Jam shumë krenar dhe shpresoj që ta pëlqeni këtë bashkëpunim”, shkroi Gashi në Instagram, trasnmeton Insajderi.

Gordon Matthew Thomas, i njohur si Sting, është një nga këngëtarët dhe aktorët më të njohur në botë. Ai ka shumë hite të cilat i këndon gjithë bota, duke përfshirë “Desert Rose”,”Shape of My Heart”,”Fields Of Gold” etj. Ai ka bërë një pauzë të gjatë në muzikë, tek sa vitin e kaluar ka bërë një këngë me francezin, GIMIS, që shënonte kthimin e tij në muzikë. Tani, ai ka zgjedhur Gashi-n, për të bërë një rikthim tjetër dhe fansat e tij – shpresojnë se kjo është një shenjë e rikthimit të fuqishëm të Sting-ut./Insajderi.com.