Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi ka shënuar një gol spektakular në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të fazës play-off të ligës së futbollit amerikan - MLS. Ai shënoi për avantazhin e skuadrës së tij ndaj Los Angeles Galaxy, 1-0.
Anëtari i përfaqësueses shqiptare të futbollit, Shëlzen Gashi ka shënuar një gol të bukur nga distanca për skuadrën e tij, Colorado Rapids ndaj LA Galaxy, në ndeshjen që po zhvillohet momentalisht në Kolorado.
Gashi shënoi me një goditja nga rreth 30 metra distancë, për ta lënë të shtangur portierin e mysafirëve nga Los Angeles, raporton Insajderi.
Colorado Rapids ka arritur të kalojë në mesin e katër skuadrave më të mira të Amerikës. Ajo po garon në gjysmëfinale të play-offit të ligës amerikane të futbollit -MLS.
Ndeshja e parë ndërmjet Colorados dhe LA Galaxy përfundoi me fitore të Galaxy, e cila fitoi 1 me zero.