Çkado që ka ndodhur mes LDK-së e Vetëvendosjes në kohën kur u votua rrëzimi i Qeverisë Kurti do të merret vesh në këtë fushatë zgjedhore. Kështu ka thënë Arben Gashi i LDK-së, në një status të shkurtër, por me tone dramatike, të shkruar në Facebook.
Nëse nuk është kuptuar deri tani se si ka rënë Qeveria e Albin Kurtit, patjetër do të kuptohet gjatë kësaj fushate, pasi “shumë gjëra do të dalin në shesh” meqë “heshtja merr fund”.
Kështu ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në një status të shkurtër dhe enigmatik, njofton Insajderi.
“Shumë gjana kanë me dal në shesh gjatë kësaj fushate”, shkruan ai, duke u specifikuar në rënien e Qeverisë së përbashkët në mes Lëvizjes Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Mbi të gjitha e vërteta se pse dhe si ra qeveria (Kurti), qeveri që rrezikoi ekzistencën e Kosovës duke e futur në konflikt me administratën më atipike të SHBA-ve”, shkruan Gashi.
“Se shpejti, heshtja merr fund”./Insajderi.com