Gasparini: Më vjen keq që u eliminuam, pasi ishim shumë afër të fitonim

Gasparini: Më vjen keq që u eliminuam, pasi ishim shumë afër të fitonim

Trajneri i Atalanta-s, Gian Pero Gasparini, ka folur pas ndeshjes ndaj PSG, ku ka treguar keqardhje për humbjen, por edhe krenari e mbështetje për lojtarët.

“Është për keqardhje, sepse ne u afruam shumë dhe do të ishte një arritje e madhe, por në fund humbëm.”, tha Gasparini, transmeton Insadjeri.

“Është kënaqësi kur e shikon se ku kemi mbërritur, si jemi përmirësuar ndaj skuadrave të mëdha dhe si kemi luajtur ndaj lojtarëv si Neymar e Mbappe.:, shtoi Gasparini.

“Ndoshta, po të kishim pranuar gol, para minutës së 90’, do të kishim mundësi të bënim ndryshimin e të riorganizoheshim, por goditja e minutës së 90’, ishte fatale për ne.”, përfundoi Gasparini.

Atalanta ka zhvilluar një sezon mbresëlënës në Serie A, si dhe në Ligën e Kampionëve, prandaj, ekipi i Gasparinit, ka fituar respektin dhe vlerësimin maksimal./Insajderi.com.