Gastronomët paralajmërojnë aksione para Qeverisë nëse nuk ndihmohen

Gastronomët paralajmërojnë aksione para Qeverisë nëse nuk ndihmohen

“Nëse nuk përkrahemi me ndonjë pako sektori i gastronomisë aksionet nuk do të ndalen dhe Ne paralajmërojmë masa tjera sepse jemi dëmtuar shumë dhe stafin tonë që kemi me largu nga puna do ta dërgojmë para qeverisë”.

Kështu ka deklaruar kryetari i Shoqatës së Gastronomisë, Petrit Kllokoqi, i cili ripërseriteti pasojat me të cilat po përballen për shkak të pandemisë.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka kërkuar pako prej 10 milionë eurosh që të mbështetet sektori i gastronomisë.

“Si gjithmonë sektori i gastronomisë ka qenë më i ndikuari negativisht nga pandemia dhe siç po e shihni në qytet ka më pak qarkullim të njerëzve dhe automatikisht ka rënë konsumi. Ne kemi rënë dakord që të kërkojmë pako të veçantë për sektorin e gasteonomisë ku ia kam dërguar një letër kryeministrit Hoti ku kam kërkuar që bizneset që po ballafaqohen me kufizime me u përkrah siç janë përkrah më herët”, tha Rukiqi. /Insajderi.com