Gastronomët paralajmërojnë Qeverinë: Pas 11 ditëve hapemi me apo pa leje

Gastronomët paralajmërojnë Qeverinë: Pas 11 ditëve hapemi me apo pa leje

Kryetari i Shoqatës së Gastronomisë, Petrit Kllokoqi, ka paralajmëruar Qeverinë e Albin Kurtit se pas 11 ditëve do të hapin aktivitetin biznesor – me apo pa laje.

Ky reagim erdhi pasi Ministria e Shëndetësisë paraqiti masat e reja anti-COVID, ku përfshihet edhe një mbyllje 11 ditëshe për gastronomitë.

“Për këto 11 dite do të kërkojmë subvencionime të pagave, të qirave dhe grante për biznese, do të kërkojmë strategji për të ardhmen tonë”, tha Kllokoqi.

Ai akuzoi politikën për dëmin që po e shkakton në situatën me pandeminë, e sipas tij faturën po e paguajnë gastronomet.

Shoqata e Gastronomisë kishte organizuar edhe protesta në rrugë, duke kundërshtuar kufizimet anti-COVID që cenzuronin punën e tyre. /Insajderi.com

 

Edhe një herë: Politika shkakton DËM, Gastronomia paguan FATURËN!
Edhe njëherë Gastronomia Kurban i situates!Edhe njeher…

Posted by Petrit Kllokoqi on Monday, 5 April 2021