Gati 185 mijë vdekje nga koronavirusi në botë

Gati 185 mijë vdekje nga koronavirusi në botë

Numri i vdekjeve të përgjithshme nga koronavirusi në botë i është afruar shifrës prej 185 mijë.

Të paktën 183,441 persona kanë humbur jetën në pandeminë koronavirus, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Numri i rasteve të konfirmuara në të gjithë botën ka arritur në më shumë se 2.6 milionë, raporton Bbc

SHBA numëron më shumë se 842,000 raste dhe pothuajse 47,000 vdekje.

Mbretëria e Bashkuar ka më shumë se 134,000 raste dhe më shumë se 18,000 vdekje.