Gati 20.000 të infektuar me COVID-19

Gati 20.000 të infektuar me COVID-19

Gati numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 20.000, specifikisht në 19.842.

Kjo pas 514 rasteve të regjistruara, të shtunën, njofton Insjaderi.

Ndërsa prej tyre 681 të infektuar kanë humbur betejën me Coronaviruin.

Po ashtu 15.520 janë të shëruar, ndërsa gjatë ditës së fundit e kishin kaluar virusin 86 sosh.

Rastet aktive momentalisht janë 3.641.

Vatra e Coronavirusit momentalisht është në Prishtinë, vetëm gjatë ditës së djeshme u raportuan 249 infeksione. /Insajderi.com