Gati 600 gjoba për shkelësit e rregullave anti-COVID

Gati 600 gjoba për shkelësit e rregullave anti-COVID

Policia e Kosovës ka shpërndarë 594 gjoba për shkak të shkeljes së rregullave anti-COVID.

Këto tiketa bazën ligjore e kanë tek ligji anti-COVID i miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, për shkelje të rregullave trafikut janë shqiptuar 682 gjoba, njofton Insajderi.

16 aksidente kanë ndodhur të hënën me të lënduar dhe 37 aksidente me dëme materiale.

Policia ka arrestuar dhjetë persona dhe tetë në mbajtje. /Insajderi.com