Gati të ndodhë kjo: Real Madridi në Europa League

Gati të ndodhë kjo: Real Madridi në Europa League

Është shumë afër që Real Madridit për herë të parë në histori t’i ndodhë që të luajë në Europa League.

Kjo pasi mbretërit pas pesë xhirove gjenden në pozitën e tretë në “Grupin B” të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e fundit e Real Madridit do të zhvillohet kundër Borussia Moenchengladbach.

Vetëm fitorja ekipin e Zidane e shpëton nga rënia në ligën e dytë të Evropës. /Insajderi.com