Gay, ashkali dhe me nevoja të veçanta – jetesa në diskrimin dhe varfëri e Mustafës nga Fushe Kosova

Gay, ashkali dhe me nevoja të veçanta – jetesa në diskrimin dhe varfëri e Mustafës nga Fushe Kosova

Tragjedia e Mustafës filloi kur ai u më i vetëdijshëm për identitetin e tij.

Në adoleshencë, më saktësisht në moshën 15 vjeçare, ai filloi të kishte ndjenja për një bashkëmoshatar të tij, me të cilin shkonin bashkë në shkollë.

“Më kujtohet, një ditë me shi, një shok i klasës më erdhi në shtëpi që t’i bënim detyrat e shtëpisë, e babai im e ndali për drekë. Kur dolëm të përshëndeteshim vetëm unë dhe ai, u krijua një moment i çuditshëm; mua më pëlqente, por nuk doja t’ia thoja, ta pranoja”, thotë Mustafa. “Ai mu afrua, më përqafoi e më tha në vesh ‘edhe unë ndihem njejtë si ti Mustafë’. Aty e kuptova se çfarë ndjeja për meshkujt”.

Mustafa humbet shikimin pas një periudhe dy-vjeçare në një aksident. Përveç kujdesit fillestar nga familja ai kishte nevojë për një mbështetje më e vazhdueshme, të cilën ishte pothuajse e pamundshme ta gjente shkruan Kosovo 2.0.

Ai arriti ta kishte një lidhje të qëndrueshme që zgjati rreth 5 vite, por të shumtën ai mbetet i paragjykuar dhe i injoruar prej shoqërisë.

Prej vitit 1995 ai takoi Qerkicën, një grua transgjinore, me të cilën filluan të jetonin së bashku në shtëpinë të shoqërisë në fillim, e më pas kur familja e Qerkicës shkoi në Gjermani, ata filluan të jetojnë aty.

FOTO: Dardan Zhegrova

Por rehatia e tyre zgjati shumë pak sepse familja e Qerkicës u kthye prej Gjermanisë

Mustafa dhe Qerkica arritën që përvojën e tyre të vuajtjeve dhe vështirësive në jetë ta përdornin për të bashkëndjerë dhe ndihmuar të tjerët. Në vitin 2003 hapën dyert e shtëpisë së tyre për individë të komunitetit LGBTI, të mbetur pa strehë për shkak të dhunës psikike e fizike nga rrethi ku jetonin – qoftë për shkak të orientimit seksual ose të identitetit gjinor të tyre.
“Më kujtohet hera e parë çviti 2003] që dikush ka ardhë në shpi teme, ka qenë një shoqe prej Prizrenit, po nuk po du me ja përmend emrin se tash ajo ka familje”, thotë Qerkica. “Ka lindë si djalë hastreti … por është grua transgjinore. Edhe ajo ka pasë shumë probleme me familjen se e rrehshin për qatë arsye. Ajo i ka pasë katër motra, edhe asht detyru me ikë prej shpisë e me ardhë te unë” tregon mikesha e Mustafës Qerkica për Kosovo2.0.

Shtëpia e tyre u shndërrua edhe në vend ku anëtarët e komunitetit LGBTI thjesht mund të mblidheshin për të qenë vetvetja – të visheshin ashtu si ndjeheshin, të organizonin ndeja me shoqërinë, të flisnin për përvojat në lidhje dashurie e madje edhe t’i ftonin partnerët për kafe e dreka.

FOTO: Dardan Zhegrova

Por viti 2016 e gjeti Qerkicën sërish në situatë të njëjtë – familjarët e saj u riatdhesuan nga Gjermania dhe u kthyen në shtëpinë që njëherë e kishin braktisur. Përsëri, Qerkica me Mustafën u gjetën në një ambient ku ndjeheshin të papranuar dhe padëshiruar.

Por me kthimin e familjarëve të Qerkicës prej Gjermanisë, ata e humbën shtëpinë dhe Mustafa bashkë me Qerkicën u kthyen në të njejtën situatë, pa një vend ku të rrinin ata u gjendën prap përballë një shoqërie që nuk i pranon dhe i diskriminon deri në masën sa të frikësohen për jetën e tyre.

Vetëm në maj 2018, kolektivi artistik Haveit, i njohur për intervenimet artistike si formë proteste kundër padrejtësive shoqërore, vuri fokusin në solidaritetin që ekziston në mesin e komunitetit LGBTI përmes historisë së Qerkicës dhe Mustafës. Shumë shpejt, qëllimi i projektit u kthye në gjetjen e fondeve për të ndihmuar në blerjen e një apartamenti apo për pagesë të qirasë për një kohë më të gjatë për Qerkicën dhe Mustafën.