Gazeta franceze L’Opinion: 150 ish-pjesëtarë të UÇK-së janë intervistuar nga Specialja – edhe shumë komandantë

Gazeta franceze L’Opinion: 150 ish-pjesëtarë të UÇK-së janë intervistuar nga Specialja – edhe shumë komandantë

E përditshmja franceze L’Opinion ka komentuar aktakuzën e fundit të bërë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

L’Opinion ka shkruar për gjyqtarët e Gjykatë Speciale nga fillimi, duke treguar më në fund se ishte në këtë kohë, në kohën e kryeprokurorit Jack Smith, kur u lëshua aktakuza për Thaçin e Veselin.

L’Opinion shkruan gjithashtu për numrin e madh të të intervistuarve të Gjykatës Speciale.

Sipas gazetës franceze, janë përmbi 100 ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë intervistuar.

“Janë dëgjuar rreth 150 ish-pjesëtarë të UÇK-së, në mesin e tyre shpesh edhe ‘komandantë’”, thuhet në artikull./Insajderi.com