fbpx

Gazeta greke thumbon Ramën: Nuk ke kapacitet ta kërcënosh Evropën

Gazeta greke thumbon Ramën: Nuk ke kapacitet ta kërcënosh Evropën

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka “goditur” përsëri me çështjen e Shqipërisë së Madhe, në një kohë kur vendet e Ballkanit kërcënohen me destabilitet. Duke folur për revistën Politico të Belgjikës, tha që nëse BE nuk anëtarëson Shqipërinë, atëherë një formë e anëtarësimit do të jetë bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, shkruan gazeta greke Kathimerini.

Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama përpiqet t’i bëjë shantazh Brukselit me kartën e Shqipërisë së Madhe me qëllim që të avancojë procesin e anëtarësimit.

Tani ai “detyron” BE-në përpara zgjedhjeve parlamentare të qershorit.

Shqipëria ka marrë statusin e kandidatit, por reformat e kërkuara nga Brukseli kanë ngecur. Pavarësisht nga ajo që Edi Rama mendon dhe thotë, imazhi që mbizotëron sot në Europë për Shqipërinë është ai i një vendi ku mbizotëron korrupsioni, krimi i organizuar, ekonomia informale, dhe debati për hashashin…produktin më të eksportuar. Dhe një shtet të tillë, BE-ja vështirë se mund ta anëtarësojë, transmeton “Syri”.

Në vend të kësaj, Rama luan me “armën” e Shqipërisë së Madhe, si një mjet për të udhëhequr shqiptarët. Evropa nuk shantazhohet me dilema të këtij lloji.

Dhe më e rëndësishmja, deklarata të këtij lloji mund të tingëllojnë bukur për votuesit, por janë të rrezikshme dhe mund të irritojnë popullsinë jo shqiptare, mund të ushqejnë urrejtjen etnike.