fbpx

Gazeta zvicerane pyet lexuesit: A do të kualifikohet Kosova në Evropian?

Gazeta zvicerane pyet lexuesit: A do të kualifikohet Kosova në Evropian?

Gazeta e njohur zvicerane, Blick, ka pyetur lexuesit e saj nëse mendojnë se Kosova do të kualifikohet në Kampionatin Evropian.

Në Zvicër i është kushtuar vëmendje e madhe Bernard Challandesit, trajnerit zviceran që po thyen rekorde me Kosovën, shkruan Insporti

“Dardanët” kanë ecuri të 14 ndeshjeve pa humbje – që prej tetorit të vitit 2017 – derisa meritat më të mëdha sigurisht se i takojnë trajnerit 67-vjeçar, që e ka drejtuar Kosovën në 13 prej këtyre ndeshjeve.

Që nga marsi i vitit 2018, Challandesi e ka udhëhequr Kosovën në ecuri mbreslënëse të 13 ndeshjeve pa humbej – 8 fitore e 5 barazime.

Lexoni më shumë