fbpx

Gazetarë, a e kuptuat se çfarë ndodhi?

Shkruan: Artan Fuga

Gazetarë, a e kuptuat se çfarë ndodhi?

Z. President shpalli se do të japi dorëheqjen përpara 13 tetorit, lëreni lojën me batuta!

Duke propozuar që në 13 tetor të bëhen edhe zgjedhjet e ligjshme lokale, edhe ato parlamentare edhe presidenciale, zoti Ilir Meta shpalli de facto se përpara 13 tetorit do të japë dorëheqjen.

Kjo sepse si do të bëhen zgjedhjet presidenciale nëse vendi i Presidentit nuk shpallet vakant???

Supozimi është që ai shpalli lëvizjen e tij politike të re. Bëhen ose jo zgjedhjet lokale – pak gjasa ka të pranohen nga kryeministri – Presidenti ka menduar të dorëhiqet.

E shpalli, sipas meje.

Pra nëse ti më shpie për gjykim në Gjykatën Kushtetuese, unë përpara jap dorëheqjen dhe e çoj krizën në pikën maksimale.

Në këto kushte kryeministri do të detyrohet të vejë kryetarin e kuvendit në atë post sikurse e kërkon kushtetuta, pra Shqipëria të mos ketë as President të vërtetë, ose ta zgjedhi presidentin me “deputetë” të mbetur jetimë politikisht, politikisht “kopila”.

Pra, të zgjedhi një president të paligjshëm, pra sistemi qeverisës në Shqipëri të deligjitimohet i gjithi, me pushtet lokal pa legjitimitet elektoral, me Kuvend gjysmagjel, dhe me President të dalë jashtë kuadrit normal kushtetues.

Të shpëtojë kush mundet!